Mungesa e infrastrukturës, personat me aftësi të kufizuar nuk votojnë

Nëse një qytetar vendos të votoj ose jo-është kretësisht zgjedhja e tij... por përtej këtij vullneti, janë të shumta ata që në këtë ditë nuk kanë votuar jo nga mungesa e dëshirës por nga mungesa e infrastrukturës së nevojshme që duhet të garantonte shteti në këtë rast.Personat me aftësi të kufizuar, ata që vuajnë nga mungesa e shikimit ose para e tetraplegjikë nuk kanë mundur ti drejtohen të gjithë kutive të votimit.Xhimi është personazhi ynë. Pritje për disa minuta dhe nëna e tij, e shoqëron drejt komisionit ku si gjithë të tjetët edhe Xhimit duhet të kaloj të gjitha fazat. Për detajet mendoi nëna, leximi i emrit, karta e identitetit, hedhja e firmës dhe shoqërimi drejt kutisë së votimit.Ky nuk është një votim në grup. Nëna e tij e ka pyetur fillimisht për kë voton djalin dhe më pas ka shënuar ajo në të fletë votimi duke shprehur vullnetin e të birit.Ata që vuajnë mungesën e shikimit nuk kanë të mundur që në zgjedhjet e përgjithshme të votojnë vetë. Shoqërohen nga familjarët dhe njerëzit më të besuar të tyre. Para dhe tetraplegjikët gjithashtu janë shoqëruar nga persona të afërt sepse nuk kanë rampe në shkolla, kopshte e çerdhe ku votohet.Bilanci tregon se nga 130.000 persona me afërsi të kufizuar në vend që kanë të drejtën e votës, jo të gjithë e patën mundësinë që ditën e zgjedhjeve të shprehnin nëpërmjet votës vullnetin e tyre për të zgjedhur.