Sot mbyllet fushata zgjedhore, PD miting në Tiranë ndërsa PS në 2 qytete
Sot mbyllet zyrtarisht fushata zgjedhore. Socialistët organizuan mbrëmë në Tiranë mitingun e fundit në kryeqytet, ndërsa kanë zgjedhur në mënyrë simbolike që mbylljen e fushatës së tyre ta bëjnë sonte në mbrëmje në dy qytete, njëkohësisht në Shkodër dhe në Vlorë.Ende nuk janë bërë publike detajet e organizimit, por kryesocialisti Rama tha se nuk bëhet fjalë për dy mitingje të veçanta por për një të përbashkët në dy qytetet që sipas tij kanë një simbolikë të veçantë. Sipas Ramës, kandidatët për deputetë do të ndahen në dy pjesë për të qenë të pranishëm në mbylljen zyrtare të fushatës.Ndërsa demokratët do i përmbahen traditës për zhvillimin e mitingut final në Tiranë. Spoti elektoral njofton se mitingu do të nisë në orën 19:44, simbolikë kjo e numrit që PD ka në fletën e votimit.Në sheshin “Nënë Tereza”, pritet që fillimisht të organizohet një koncert, dhe më pas të flasin disa nga kandidatët për deputetë dhe jepet mesazhi i fundit nga lideri i mazhorancës Sali Berisha.Kryeministri sot i ka nisur më herët takimet elektorale duke është ndalur fillimisht në Vlorë ku ka përuruar impiantin e ujërave të zeza ndërsa më pas ka organizuar mitingun përmbyllës të fushatës në qytetin e Ballshit.