Fyle apelon median: Shmangni instrumentizimin, raportoni drejt proçesin zgjedhor
Një raportim të drejtë të fotografisë para dhe paszgjedhore. Ky ka qenë apeli që Eurokomisoneri për zgjerimin në Bashkimin Europian Stefan Fule ka lëshuar për mediat në Shqipëri gjatë konferencës mbi lirinë e medias, ku morën pjesë gazetarë nga Shqipëria dhe Ballkani.Fyle theksoi se roli i medias është shumë i rëndësishëm në këto zgjedhje parlamentare, duke siguruar se ashtu si ka qenë në fokus të KE sistemi i drejtësisë dhe lufta ndaj korrupsionit, edhe media do të marrë një vëmendje më të madhe nga ndërkombëtarët.“Kemi thënë disa herë që performanca e Shqipërisë në këto zgjedhje është shumë e rëndësishme dhe është testi kryesor, jo vetëm për politikatët por dhe median e lirë dhe të pavarur. Shpresoj që media do kontribuojnë për qetësim të situatës. Media luan rol të rëndësishëm jo vetëm gjatë zgjedhjeve por dhe më pas në mënyrën si ata interpretojnë cdo gjë që ndodh, cdo raportim ka dhe pasojat e saj. Mediat duhet të jetë në anën e atyre që minimizojnë. 23 qershori është duke ardhur, shpresojmë që gjithcka të shkojë më së miri si për gazetarët ashtu edhe në terësi procesi. Kemi listuar një sërë arritjesh, shohim një fotografi të ndryshme politike deri më tani, nëse krahasoni progres-raportin tonë të një viti më parë shohim se cdo kandidat ka bërë le të themi pak a shumë progres, ashtu sic ne prisnim. Jemi duke punuar dhe me autoritetet sa i përket detajeve të këtij procesi. Shpresojmë që media të luajë një rol të rëndësishëm dhe ta raportojë si duhet. KiE shkon dhe më tej sesa në koordinimin e gjërave. Koordinimi është vetëm një nga celësat kryesorë, qëllimi është që të gjithë të bëjnë të njëjtën gjë, një koordinim të mirë të raportimit të lajmeve. Si unë ashtu dhe kolegët e mi duhet të jenë të sigurt se kriteret janë të njëjta. Nëse ne jemi tani të fokusuar në gjyqësor apo dhe në luftimin e korrupsionit, kjo mund të jetë më pas edhe në top listën e parashikimit të medias. Sa i përket dialogut social, shoh që është ende në nivel të ulët, jo aq sa pritet.Lidhur me këtë cështje ne do ti kushtojmë vëmendje të madhe” tha ai.Eurokomisoneri për zgjerimin në Bashkimin Europian Stefan Fule bëri të ditur se BE ka një program të detajuar për vendet që aspirojnë për në Bashkimin Europian.