16 muxhahedinë të tjerë në Tiranë, sot dita ndërkombëtare e refugjatëve
Në ditën Botërore të Refugjatëve ,në Shqipëri vëmendja është përqëndruar në ardhjen e muxhahedinëve.Grupi i tretë i muxhahedinëve, i përbërë nga 16 persona, që mbërriti mbrëmë në aeroportin e Rinasit, pritet të strehohet në Babrru, në Qendrën e Pritjes së Azilkërkuesve.Drejtori i kësaj qendre, Skënder Dedja u shpreh se kjo qendër plotëson të gjitha standartet për plotësimin e nevojave të muxhahedinëve.Për momentin në Shqipëri gjenden rreth 78 refugjatë dhe rreth 66 azilkërkues. Ata vijnë nga e gjithë bota ku mund të listojmë: Irak, Iran, Afganistan, Kinë, Kosovë, Bosnjë, Tunizi, Nepal, Indi, Jordani, Turqi.Aktualisht pjesën më të madhe të refugjatëve në Shqipëri e zënë iranianët (muxhahedinët), e ardhur kampi Ashraf i Irakut dhe janë 60 persona.