Raporti i “Mjaft”: Premtimet të pabaza, vetëm deklarata politike

Premtimet elektorale dhe programet e prezantuara në fushatën elektorale 2013, të publikuara në faqet zyrtare të partive politike kryesore nuk janë të plota dhe të bazuara në kosto reale.Aldo Merkoci, përfaqësuesi i “Mjaft” ka deklaruar se si për punësimin , taksat apo pronat nuk kanë një faturë reale apo përcaktim kohe se kur do të realizohen."Premtimi" nënkupton një deklaratë të shkruar ku paraqitet gjendja aktuale dhe synimi se ku duhet të shkohet. Do të thotë duhet t'i përgjigjet pyetjes "Çfarë" ,"Kur","Si","Sa kushton dhe burimi?"