Zgjedhjet, dështon projekti i verifikimit elektronik të kartave për qarkun e Tiranës

Deshton projekti SEV-it i operatorit INDRA për verifikimin elektronik të kartave të identitetit në qarkun e Tiranës për zgjedhjet e 23 qershorit.Pas dështimit të projektit të numërimit të votave në mënyrë elektronike në qarkun e Fierit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, vendosi për mosfutjen e këtij sistemi verifikimi në zgjedhjet e së dielës.Ky vendim erdhi pas moskalimit me sukses të 2 provave të mëparshme që projekti SEV realizoi, duke cuar kështu ne pasigurinë dhe mosbesimin ndaj tij nga ana e KQZ-zë.Mbledhja e KQZ u shoqërua me debate pasi përfaqësuesi i Partisë Socialiste në këtë komision Genci Gjoncaj, i cili u shpreh se projekti u sabotua qellimisht dhe ka shkaktuar dëm duke akuzuar qeverine dhe KQZ-në.Nga ana tjetër përfaqësuesi i PD-së Njazi Kosovrasti reagoi duke thene se kjo është një tentative për t'ia lënë barrën 4 anëtarëve të KQZ-së, ndërsa kërkoi që kjo të mos shërbejë si pretekst për të shkaktuar dëm partiak.Nga mosrealizimi i projektit ende nuk dihet se sa u ka kushtuar xhepit të shqiptarëve ky investim i cili bëhet ne kuadër të futjes së teknologjive të reja në procesin e zgjedhjeve.Ndërkohë që shqiptarët do t'iu drejtohen kutive të votimit të dielën ashtu si edhe në vitet e tjera ku i gjithë procesi i votimeve do të jetë manual ashtu si edhe në zgjedhjet e mëparshme.