Librazhd, PS padit drejtorin dhe kryeinfermeren e spitalit: Presion personelit për votën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Qershor 2013, 15:55
Presioni politik mbi punonjësit e administratës vazhdon të hajë debat mes dy kampeve kryesore të politikës në ditët e fundit të fushatës elektorale.Kreu i PS në Librazhd ka denoncuar në prokurori drejtorin e spitalit të Librazhdit si dhe kryeinfermieren, pasi sipas tij drejtori Liman Menalla dhe kryeinfermierja Elisabeta Ziko po ushtrojnë presion mbi personelin mjekësor për t'i marrë votat.Po sipas PS, Menalla dhe Ziko i kërkojnë personelit të spitalit të dorëzojnë kartat ose të filmojnë votën.