Kancelarja Merkel viziton Portugalinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Nëntor 2012, 09:07
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, do të vizitojë sot Portugalinë, vend I cili është prekur rëndë nga kriza.Merkel u ka bërë presion të fuqishëm vendeve si Portugalia, Greqia dhe Spanja, që të shkurtojnë shpenzimet për të reduktuar borxhet shtetërore.Portugezët kanë planifikuar protesta gjatë qëndrimit gjashtë orësh të Merkelit.Portugalia ka pasur nevojë për 78 miliardë euro vitin e kaluar, për të shpëtuar nga falimentimi.