Izraeli paralajmëron për përshkallëzim të dhunës

Ministri izraelit i Mbrojtjes Ehud Barak ka paralajmëruar një përshkallëzim të dhunës pas përleshjeve  mes militantëve palestinezë dhe forcave izraelite si pasojë e të cilave u vranë 5 persona dhe plagosën 30 të tjerë.Ushtria izraelite tha se katër nga ushtarët e saj janë plagosur kur një patrullë  është goditur me një raketë nga militantët palestinezë.Izraeli është kundërpërgjigjur duke gjuajtur me predha në zonën lindore të qytetit të Gazës.Mjekët palestinezë thanë se pesë civilë janë vrarë dhe 26 të tjerë janë plagosur nga bombardimet izraelite.Raportet e pakonfirmuara të mediave thonë se pesë raketa janë gjuajtur në një zonë të pabanuar të Izraelit, ndërsa më pas Izraeli është kundërpërgjigjur me sulme ajrore në Gazë.