Zgjedhjet në Slloveni, balotazhi zhvillohet në 2 dhjetor
Ish kryeministri i Sllovenisë ka shkaktuar një surprizë duke dalë i pari në zgjedhjet presidenciale të vendit.Megjithatë, Borut Pahor do ti duhet të përballet sërish me presidentin në detyrë Danilo Turk, pasi raundi i parë i zgjedhjeve nuk ka arritur të prodhojë fitues.Lideri i Social-Demokratëve dhe ish-kryeministri Borut Pahor ka fituar 40 për qind të votave, të cilat nuk janë të mjaftueshme për ta shpallur fitues, e ndërsa Turk ka marrë 35 për qind të votave.Pjesëmarrja për zgjedhjet është vlerësuar në rreth 45 për qind.Raundi i dytë i zgjedhjeve është përcaktuar të mbahet në 2 dhjetor.Roli i Presidentit të Sllovenisë është kryesisht ceremonial. Megjithatë, shpresohet se do të japë një shkallë të stabilitetit politik, ndërsa vendi është goditur nga kriza financiare.Presidenti i ri, i cili në Slloveni ka një mandat 5-vjeçar, do të trashëgojë një ekonomi që po përjeton njërin nga recesionet më të rënda mes 17 vendeve që përdorin Euron.