Reforma fiskale në SHBA, ekspertët shprehen optimist
Kongresi amerikan do të jetë fusha e betejës mes demokratëve dhe republikanëve që janë ende të ndarë për reformat në sistemin fiskal.Presidenti Barack Obama në një konferencë për shtyp në fundjavë deklaroi se më të pasurit duhet të paguajnë më shumë taksa për të kontribuar në zgjidhjen e sfidave fiskale të qeverisë dhe se përpjekjet për reduktimin e borxhit nuk duhet të pengojnë ritmin e rritjes ekonomike në SHBA.Këto këndvështrime të Obamës janë mbështetur nga disa ekonomistë të cilët mendojnë se ekonomia amerikane nuk mund të suportojë më epokën e Bushit ku taksat rëndonin mbi familjet që paguheshin me më shumë se 250 mijë dollarë në vit.Por kryetari i dhomës së përfaqësuesve John Boehner është shprehur kundër këtyre normave fiskale që janë shumë të larta për të zgjidhur sfidën kryesore të vendit mbi taksat. Sipas tij rritja e taksave mbi të ardhurat për të pasurit do të shkatërrojë gati 700 mijë vende pune.Pavarësisht dallimeve ekspertë të ekonomisë në SHBA janë të sigurt se të dy palët do të arrijnë në një marrëveshje përfundimtare për të nxjerrë ekonomine më të fuqishme nga gremina."Unë besoj se negociatorët do të kenë një nxitje për të arritur një marrëveshje. Të gjithë së bashku, Presidenti, Senati dhe Shtëpia e Bardhë do të duhet të bëjnë pak më shumë. unë besoj se për shkak se pasojat janë aq të këqija, ata do të arrijnë në marrëveshje", tha Bill Frenzel drejtor i Institutit Brookings për çështjet qeveritare.E ndërsa ndarja në Kongres mbi shkurtimet e taksave vazhdon shqetësimet kanë tronditur tregjet që presin një zgjidhje nga supërfuqia amerikane.