Grevë urie e prefektit francez, kërkon fonde për qytetin
Një prefekt francez ka nisur një grevë urie jashtë asamblesë kombëtare me kërkesën për ndihma emergjente për qytetin e tij të varfër.Politikani i Partisë së Gjelbër Stephane Gatignon i Sevranit, pranë Parisit, ngriti një tendë jashtë legjislaturës të premten, duke kërkuar pesë milionë euro fonde shtesë, raporton DPA.“Unë jam i vendosur të shkojë përpara të paktën deri të martën”, kur parlamentarët francezë pritet të diskutojnë fondet për qytetet e varfra, iu tha 43-vjeçari gazetarëve.Gatignon tha se derisa Sevrani nuk merr më shumë para, qeveria lokale nuk do të jetë në gjendje të paguajë faturat për qytetin prej 51 mijë banorësh, që gjendet në verilindje të kryeqytetit.Sevran është një nga qytetet më të varfëra të vendit dhe me normën më të lartë të papunësisë, por edhe të krimit.Protesta e Gatignon-it shkaktoi reagime të ndryshme.Ndërsa Ministri i Brendshëm Manuel Valls shprehu solidaritetin, ministri për çështjet urbane Francois Lami, kërkoi nga ai duhet të ulet në tryezën e negociimit.