Opozita siriane bashkohet kundër Al Assadit
Erë bashkimi në Siri. Grupët e opozitës kanë arritur një marrëveshje për tu bashkuar nën drejtimin e kleriut Moaz al Khatib dhe më të vetmin qëllim largimin e presidentit sirian Bashar al Assad.Grupet opozitare që vepronin në Siri duket se nën presionin e SHBA kanë arritur të bashkëveprojnë forcat e tyre. Dakordësia është rënë në parim, ndërsa bisedimet vazhdojnë për hartimin e një marrëveshje më të zgjeruar e të detajuar, për të cilën palët janë ende duke biseduar. Grupi i ri do të quhet Koalicioni Kombëtar i Sirisë për Forcat Opozitare dhe Revolucionare.Këshilli Kombëtar Sirian, i cili i është bashkuar grupit të ri pas shumë hezitimesh, është kritikuar nga Perëndimi për shkak se ka dështuar të bashkojë opozitën, si dhe për shkak të mungesës së përfaqësimit brenda vendit.Kleriuku Moaz el-Khatib Moaz 52 vjeç, la Damaskun në korrik, pas disa ditëve të paraburgimit nga ana e autoriteteve siriane.Muajin e kaluar ai bëri thirrje për një zgjidhje politike për të shpëtuar Sirinë nga shkatërrimi i mëtejshëm duke argumentuar se negociatave nuk do të "shpëtonin regjimin", por të mundësojë largimin e saj me sa më pak dëme. Më shumë se 36,000 persona janë vrarë në kryengritjen e nisur marsin e vitit të kaluar kundër qeverisë të Presidenti Bashar al-Asadit.Mijëra të tjerë janë larguar nga vendi. Ndërkohë ndërkombëtaret po i frikqësohen një konflikti të ri mes Izraelit dhe Sirisë.