Kosovë,Thaçi përshëndet hapjen e zyrave ndërlidhëse

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka vlerësuar se shkëmbimi i zyrtarëve ndërlidhës mes Kosovës dhe Serbisë është një fuqizim i njohjes së realitetit të Kosovës nga ana e Serbisë.Thaçi gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës ka uruar fillimin e implementimit të marrëveshjes duke vlerësuar punën e zyrtarëve ndërlidhës të Kosovës në Beograd dhe të Serbisë në Prishtinë.Thaçi tha se Kosova do të përfaqësohet nga një ambasador i cili do të ketë për detyrë respektimin e Kushtetutës së Kosovës.Shkëmbimi i zyrtarëve ndërlidhës mes Kosovës dhe Serbisë po bëhet pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë me 19 prill të këtij viti, marrëveshje kjo që ka për qëllim normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.