Birmani, 12 të vdekur nga tërmeti

Një tërmet i fort me magnitudë  6.8 ballë i shkallës rihter që  ka goditur provincën   e Mandaly  në  Birmani  ka shkaktuar vdekjen e  12 personave  e ndërsa  dhjetëra të tjerë janë të plagosur, shifra këto të cilat priten të rriten.Viktimat  e para  jenë punëtore  që po punonin  në  një  ndërtesë në restaurim. Sipas mediave në vend dhe  5 punëtorë  të tjerë  që punonin  në një urë te papërfunduar mbi lumin Iriouanti mes Kiaouk Miaoungk dhe Singh  nuk janë gjetur ende. Epiqendra  e tërmetit  është regjistruar në  provincën  Shwebo ndërsa është ndjerë deri në kryeqytetin e Tajlandës, Bangkok.Banorët e tmerruar janë larguar nga shtëpitë e tyre, ndërsa autoritetet thonë se tronditjet e forta kanë shkaktuar dëme të mëdha.U zgjova nga gjumi dhe dola në rrugë me vrap me  vajzën time e cila ishte duke qarë. Kishte  shumë njerëz që ishin në rrugë  të frikësuar ", tha San Yu Kyaw.Ndër qytetet e prekura është Amarapoura, destinacion i njohur  ky për pushuesit për shkak të manastireve tradicionale dhe urës më të gjatë prej druri në botë.