Britania ka “spiunuar” delegatët e G20-ës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Qershor 2013, 11:05
Shërbimet e inteligjencës britanike kanë përgjuar delegatët në dy samite të G20-ës, të mbajtura më 2009 në Londër.Gazeta “The Guardian” citon dhjetëra dokumente të brendshme qeveritare, të ofruara nga ish-kontraktori i inteligjencës amerikane, Edward Snowden.Zyrtarë të inteligjencës britanike nuk kanë pranuar të komentojnë raportin.Nuk është ende krejtësisht e qartë se si Snowden ka arritur të ketë dokumentet e inteligjencës britanike.The Guardian shkruan se disa delegatë janë udhëzuar të përdorin internet kafe, ku ka pasur mundësi të monitorohen mesazhet e tyre.Snowden është në arrati që disa ditë, pasi ka pranuar se ka nxjerrë informacione sekrete për programet e mbikëqyrjes të Shteteve të Bashkuara.