Siria, temë e takimit Cameron-Putin
Lufta në Siri do të jetë në axhendën e takimit të kryeministrit britanik David Cameron, i cili do të takohet me presidentin rus Vlladimir Putin.Dy shtetet kanë qëndrime të kundërta sa i përket luftës në Siri, pasi Moska mbështet regjimin e presidentit Bashar al-Assad, kurse Mbretëria e Bashkuar kryengritësit sirian të cilët po planifikon t’i armatosë.Takimi i së dielës në 10 Downing Street, pas deklaratës së Shteteve të Bashkuara se kanë qeveria siriane ka përdorur armë kimike, dhe lajmërimit se do të nisin të armatosin kryengritësit.Cameron dhe Putin po takohen pak para samitit të grupit të tetë shteteve më të industrializuara të botës, që zhvillohet në Irlandën Veriore.Të hënën, në nisje të G8-ës do të takohen edhe presidentët Barack Obama dhe Vlladimir Putin.