SHBA, edhe Facebook përgjohet
Skandali i përgjimeve në SHBA sa vjen dhe zgjerohet ndërsa ende nuk dihen përmasat e tij.Facebook bën të ditur se ka marrë ndërmjet 9.000 dhe 10.000 kërkesa mbi të dhënat e përdoruesve nga subjekte të ndryshme qeveritare amerikane vetëm në gjysmën e dytë të vitit 2012. Kerkesat lidhen me llogaritë e rreth 18.000- 19.000 të anëtarëve të saj. Rastet e kontrolluara varionin nga fëmijëve të zhdukur tek kërcënimet terroriste.Të dhënat më të fundit u deklaruan nga përfaqësuesi ligjor i rrjetit social më të madh në botë, Ted Ullyot, pas një jave negociatash me liderët e sigurisë kombëtare të SHBA pas publikimit të detajeve rreth programit "Prism".Kompania ka publikuar informacionin në fjalë pas arritjes së një marrëveshje fillestar me agjencinë e sigurisë kombëtare dhe shtoi se do të japë të dhëna të reja pasi të marrë dritën jeshile nga autoritetet.Edhe Microsoft pranon se u ka kaluar autoriteteve amerikane të dhënat e rreth 31 mijë përdoruesve si përgjigje ndaj 6- 7 mijë kërkesave të marra nga agjenci të ndryshme qeveritare. Njoftimi i Facebook-ut dhe MICROSOFT pason rrjedhjen e informacioneve sekrete nga ish-punonjësi i CIA-s, Edëard Snoëden, në lidhje me programet e përgjimit të SHBA-së.