Sindikatat turke në grevë
Sindikatat në Turqi kanë planifikuar grevë të përgjithshme kundër trajtimit të dhunshëm të protestuesve anti-qeveritarë. Turqia është përfshirë nga trazirat që në 31 maj, kur policia ka përdorur dhunën për të shpërndarë protestuesit kundër një plani ndërtimor në Parkun Gezi të Stambollit. Ndërkohë përleshje midis policisë dhe protestuesve janë raportuar edhe gjatë natës.Të dielën kryeministri turk Reçep Taip Erdohan tha para mbështetësve se ishte detyra e tij të largonte aktivistët nga park Gezi. Erdohan tha se protestat ishin manipuluar nga terroristët. Ai hodhi poshtë akuzat e opozitës se po sillet si diktator dhe kritikoi median ndërkombëtare për mënyrën si ka raportuar mbi protestat.Shumë analistë i frikësohen një ndarje të shoqërisë tukre. Ata thonë se lëvizja po kalon në një luftë kulturash, një përplasje mes muslimanëve të devotshëm dhe të këqinjve.Sipas tyre, Erdogan po instrumentalizon fenë, i akuzon demonstruesit se nuk respektojnë simbolet fetare, ndërsa qeveria përpiqet të përgjithësojë disa episode dhe t'i paraqesë si tipike për të gjithë lëvizjen e masave.