Zgjedhjet në Iran, kryeson reformisti Hassan Rouhan
Nga rezultatet e deri tanishme të votave në zgjedhjet presidenciale në Iran duket se kandidati reformist, Hassan Rouhani, do të jetë pasuesi i presidentit Mahmud Ahmadinexhad.Shifrat zyrtare i dedikojnë atij 51% nga 5 milion vota që janë numëruar deri më tani ndërsa ai ndiqet nga kryetari i Teheranit Mohammad Bekir Qalibaf me 17%. Nëse Rouhani vazhdon të mbajë këtë diferencë, ai do të të shmangë balotazhin.Zyrtarët zgjedhorë thanë se pjesëmarrja ishte e lartë në mesin e 50 milion iranianëve që votuan të premten për të zgjedhur pasuesin e Mahmud Ahmadinexhad. Ministria e Brendshme filloi publikimin e shifrave paraprake në orët e para të mëngjesit të sotshëm pas një vonese prej disa orësh.Iranianët janë në pritje të rezultatit të zgjedhjeve presidenciale, që mesa duket do të zgjasë për shkak se procesi i votimit u shty me 5 orë, përtej orarit zyrtar.Zyrtarët e shtynë afatin e mbylljes së votimeve 4 herë, pasi radhë të gjata ishin jashtë qendrave të votimit deri në mbrëmje vonë.Zgjedhjet do të përcaktojnë pasuesin e liderit në largim, Mahmoud Ahmadinejad. Qeverisja e tij 8 vjecare është karakterizuar nga problemet ekonomike dhe sanksionet e Perëndimit ndaj Iranit, për shkak të programit bërthamor.6 kandidatët e zgjedhjeve janë përshkruar si konservativë, njëri prej tyre, kleriku Hassan Rouhani, është cilësuar si më reformisti gjatë ditëve të fundit. Rouhani ka folur publikisht rreth nevojës për t'u riingranuar me Perëndimin dhe ka premtuar lirimin e të burgosurve politikë, si dhe reformimin e medias.Vala e mbështetjes ndaj tij erdhi pasi Mohammad Reza Aref, i vetmi kandidat reformist në garë, shpalli tërheqjen nga garimi të martën, si rezultat i këshillës së ish-presidentit pro-reformave, Mohammad Khatami.Votimet u mbyllën më 23:00 me orën lokale (19:30 GMT +1) dhe numërimi i votave nisi vetëm pak caste më vonë. Rezultatet priten të bëhen të ditura në 24 orët e ardhshme.