30 të vrarë nga bombat në Irak
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Qershor 2013, 08:38
Të paktën 30 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga sulmet e së dielës në Irak.Burimet zyrtare kanë konfirmuar se shpërthimet kanë ndodhur në zonat e banuara me shiitë.Sulmi më vdekjeprurës ka ndodhur në qytetin Kut, ku të paktën shtatë persona janë vrarë dhe rreth 20 janë plagosur.Zyrtarët kanë thënë se shpërthime me bomba ka pasur edhe në qytetet Azizijah, Mahmudijah, Nasirijah dhe Basra.Ende asnjë grup nuk I ka marrë përgjegjësitë për këto sulme.Sulmet në Irak kanë shënuar rritje që në fillim të vitit. Pakica sunite thotë se është e pakënaqur me “diskriminimin që bën Qeveria shiite”.Gjakderdhja ka rritur frikën për rikthimin e dhunës sektare, e cila në vitet 2006-2007 ka lënë mijëra irakianë të vrarë.