Washingtoni uron Iranin për zgjedhjet

Shtetet e Bashkuara kanë përshëndetur mbarëvajtjen e zgjedhjeve presidenciale në Iran, por kanë kritikuar cenzurën, kërcënimet dhe mungesën e transparencës gjatë fushatës zgjedhore.Pas shpalljes fitues të zgjedhjeve të klerikut të moderuar Hassan Rohani, Shtëpia e Bardhë publikoi një deklaratë ku thuhet se SHBA respekton votën e popullit iranian dhe i uron ata për pjesëmarrjen në këtë proces politik.Deklarata ndërkaq ka hedh kritika për fushatën, e cila siç thuhet kishte mungesë “transparence,  kishte censurë në media, internet, SMS, dhe një mjedis të kërcënueshëm të sigurisë i cili ka kufizuar lirinë e shprehjes dhe mbledhjes”.Shtetet e Bashkuara thonë se do të mbesin të gatshme që të angazhohen “drejtpërsëdrejit” me qeverinë e Iranit rreth programit bërthamor të këtij shteti islamik.