Obama merr pjesë në samitin e G8-ës
Presidenti Barak Obama niset të hënën për në takimin e nivelit të lartë të grupit të tetëshes, që zhvillohet në Irlandën e Veriut si dhe për një vizitë në Berlin.Siç njoftohet nga Shtëpia e Bardhë, konflikti në Siri dhe programet e qeverisë për përgjimin e tabulateve telefonike të amerikanëve do të jenë mes çështjeve kryesore të diskutimeve.Takimi i G8-s zakonisht shihet si takim ekonomik, por këtë vit në një vendpushim të Irlandës së Veriut do të diskutohet rreth gjakderdhjes në Siri dhe nëse 8 vendet më me ndikim të botës mund ta ndalin atë.Presidenti rus Vladimir Putin është i vetmi mes udhëheqëve të G8 që mbështet Presidentin sirian, Bashar al-Assad. Ai shihet si personi kyç në arritjen e një marrëveshje të G8-s për Sirinë.Presidentët Obama dhe Putin do të takohen veças mes tyre dhe Siria ka të ngjarë që konflikti në Siri të jetë çështja kryesore.Gjatë qëndrimit në Irlandën e Veriut, Obama synon gjithashtu t’u japë shtytje bisedimeve për një marrëveshje të tregëtisë së lirë mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, e cila mund të bëjë të mundur krijimin e vendeve të punës dhe zhvillimin ekonomik nëpërmjet eliminimit të tarifave dhe barrierave.Presidenti ka të ngjarë të përballet me çështjen e përgjimit të tabulateve telefonike nga qeveria amerikane si në Irlandën e Veriut ashtu edhe kur të takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel në Berlin gjatë javës së ardhshme.Presidenti Obama do të flasë edhe tek porta e Brandenburgut në Berlin, afër vendit ku ai foli para një grumbulli prej rreth 200 mijë njerëzish gjatë fushatës presidenciale të vitit 2008.