Ruhani, presidenti i ri i Iranit

Kandidati  reformator Hassan Ruhani, fitoi zgjedhjet presidenciale në Iran që në raundin e parë. 64-vjeçari mori me 50,86 për qind të votave, shumicën e nevojshme absolute.Fitorja e Ruhanit u bë e ditur nga Ministria e Brendshme iraniane. Kandidati i moderuar premtoi në fushatë se si president do të arrijë dhënien fund izolimit të vendit të tij në planin ndërkombëtar.Më shumë se 50,5 milionë iranianët me të drejtë vote duhet të zgjidhnin mes gjashtë kandidatëve, që konkuruan për të pasuar në post presidentin në largim Mahmud Ahmadinexhad. Ky i fundit pas dy mandatesh nuk mund të kandidonte më.Të dhëna zyrtare për pjesëmarrjen në zgjedhje nuk ka ende. Sipas  medieve ndërkombëtare  ajo ka qenë 70 deri 80 për qind.  Asnjë vëzhgues ndërkombëtar nuk ka qenë i pranishëm në Iran për të monitoruar procesin zgjedhor.Hassan Rohani ka mbështetur lirinë më të madhe të shprehjes dhe është zotuar se do të lirojë të burgosurit politikë. Ai është ish-kryenegociator i Iranit për çështjet bërthamore dhe mbështet vazhdimin e programit bërthamor të Republikës Islamike. Shumë shtete perëndimore thonë se ky program është duke u përdorur si mbulesë për ndërtimin e armëve atomike.Ndërkohë sekretari  amerikan i shtetit Jon Kerry ka kritikuar mungesën e transparencës"në procesin zgjedhor.