Siria në fokus të G8-ës

Udhëheqësit e tetë vendeve më të industrializuara të botës takohen në Britaninë e Madhe për takimin vjetor të nivelit të lartë të G8-s për ekonominë dhe çështjet botërore.Ata do të diskutojnë gjatë dy ditëve larg demonstratave si ajo që u zhvillua në Londër nga të vetëquajturit 'anti-kapitalistë' dhe ajo që u zhvillua në muajin janar në Belfast.Kryeministri britanik, David Cameron, do që fokusi të jetë tregtia, taksat dhe transparenca, si dhe të paktën një nga çështjet kryesore ndërkombëtare, konflikti në Siri. "Ne duhet ta përdorim G8-n në përpjekje për t'u bërë presion të gjitha palëve që të arrijnë atë që ne duam, një konferecë për paqe, një proces paqeje dhe një qeveri kalimtare në Siri" tha ai.Qëndrimi i vendosur zyrtar amerikan se qeveria siriane ka përdorur armë kimike do të forcojë pozitat perëndimore në takim, por Rusia si anëtare e G8-s ka të ngjarë të kundërshtojë përsëri çdo ndërhyrje të huaj për të përmbysur regjimin sirian.Ndërkaq, përpjekjet e G8-s për të trajtuar çështjet ekonomike botërore do të dobësohen duke mos patur shumë lojtarë në tavolinë, siç janë Kina dhe vende të tjera që kanë fituar fuqi ekonomike që kur filluan këto takime 38 vjet më parë.Për G8-ën vënia e gjërave në lëvizje mund të jetë më realiste se sa arritjet e mëdha.