Egjipti: Hezbollahu jashtë Sirisë!

Presidenti i Egjiptit Mohammed Morsi ka ndërprerë të gjitha lidhjet me qeverinë siriane dhe u ka bërë thirrje fuqive të mëdha që të vendosin një ndalesë fluturimesh në Siri, për të ndihmuar kryengritësit.Gjatë një fjalimi në Kajro, Morsi ka kërkuar që militantët e Hezbollahut Shiite nga Libani, të cilët po luftojnë në krah të regjimit sirian, të largohen nga Siria.“Hezbollahu duhet të largohet nga Siria. Nuk ka vend për Hezbollahun në Siri” tha Presidenti Morsi, i cili mbështetet nga Vëllazëria Muslimani Suniite.Morsi ka rreshtuar Egjiptin në krah me opozitarët sirian, duke thënë se Egjipti po mbyll ambasadën siriane në Kajro dhe se po tërheq të dërguarin e tij nga Damasku.