SHBA i dërgon armë opozitës siriane

Shtetet e Bashkuara planifikojnë të dërgojnë armë të lehta, municione dhe me shumë mundësi armë kundra-tank për rebelët në Siri, kanë bërë të ditur zyrtarë të administratës së presidentit amerikan. Vendimi i presidentit Barak Obama erdhi pasi Shtëpia e Bardhë tha të Premten se kishte prova të qarta se forcat ushtarake të Bashar Al Assad, po përdorin armë kimike në shkallë të vogël.Presidentit Amerikan më parë kishte paralajmëruar qeverinë siriane se nëse vërtetohej përdorimi i armëve kimike nga ana e tyre, atëhere kjo do të përbënte kalimin në vijën e kuqe. Ben Rhodes, zëvendës/këshilltar për Sigurinë Kombëtare e SHBA-ve, tha se Washington-i do të "rrisë masën dhe fushëveprimin e mbështetjes" por ai refuzoi të japë më shumë detaje se çfarë ndihme do të jepet.Ndërkohë pas këtyre deklaratave të SHBA-ve, Ministria e Jashtme siriane akuzoi Washington-in se kishte dhënë "një deklaratë plot me gënjeshtra."Presidenti amerikan, Barack Obama, i ka lëshuar këto informacione për të justifikuar ndihmë me armë ndaj kryengritësve sirianë, thuhej në deklaratën e ministrisë.Burime të rrjetit televiziv CNN, thonë se armët do të dërgohen përmes CIA-s. Ndërkohë, një lider i rebelëve, Salim Idris, tha për BBC se vendimi i Uashingtonit zyrtar përbën "një hap shumë të rëndësishëm".Vendimi i Shtëpisë së Bardhë është pritur ftohtë nga një prej kritikëve më të ashpër të politikës së administratës ndaj Sirisë. Senatori amerikan, John McCain, ka kërkuar prej kohësh angazhimin më të madh të Amerikës për të ndalur gjakderdhjen në Siri dhe për të larguar nga pushteti Presidentin Bashar al-Asad. "vendimi i administratës është i vonuar dhe pasiviteti i deritanishëm ka lënë njollë mbi emrin e Shteteve të Bashkuara" tha John McCain. Sipas tij, përpjekja aktuale e administratës kërkon një angazhim serioz me armatime të rënda. Ndërkaq Informacionet e fundit që vijnë nga Siria tregojnë për luftimet më të ashpra që regjistrohen ndër muaj në qytetin më të madh sirian, atë të Alepos.Një ditë më parë OKB publikoi një raport që sugjeronte se të paktën 93 mijë persona janë vrarë në Siri në dy vjet konflikt të armatosur, me një mesatare prej 5 mijë persona në muaj.