Dorëhiqet kryeministri çek
Kryeministri çek Petr NECAS ka njoftuar se do të japë dorëheqjen pas disa ditëve të trazirave politike. Necas është futur në një skandal korrupsioni dhe spiunazhi, që përfshin edhe ndihmësen e tij të afërt.“Do të paraqes dorëheqjen si kryeministër. Dua të theksoj se jam i vetëdijshëm për përgjegjësinë time politike dhe do të përballoj pasojat e saj”, ka thënë ai.Jana Nagyova akuzohet se u ka dhënë rryshfet anëtarëve të parlamentit dhe se ka urdhëruar agjentë të inteligjencës të spiunojnë, përfshirë edhe për bashkëshorten e Necasit, me të cilën është duke u divorcuar.Necas ka thënë se nuk ka ditur asgjë për mbikëqyrjen, por akuzat kanë qenë aq të dëmshme saqë anëtarët e koalicionit kanë sinjalizuar se nuk mund ta mbështesin më.Sipas Kushtetutës së Çekisë, e gjithë qeveria tani duhet të japë dorëheqje.Dy ish-deputetë, një ish-ministër dhe disa drejtues të inteligjencës ushtarake janë arrestuar. Presidenti Milosh Zeman ka thënë se akuzat janë "serioze".Kryeministri tha se koalicioni do të përpiqet të formojë një qeveri të re, të udhëhequr nga një person tjetër, për të qeverisur deri në zgjedhjet e planifikuara për muajin qershor 2014.Sipas kushtetutës Çeke, Presidenti Zeman, një rival politik mund të emërojë kandidatin e tij të kryesojë një qeveri të përkohshme deri në zgjedhjet e parakohshme.