Shpërthim në Irak, 20 të vrarë

20 persona kanë gjetur vdekjen nga një valë e re shpërtimesh në Irakun jugor.Shtatë makina bomba të mbushura me eksploziv shpërthyen në pesë qytete në jug të Bagdadit gjatë orëve të para të mëngjesit, duke lënë edhe 56 persona të tjerë të plagosur, kryesisht në zonat me shumicë Shiite të Irakut.Asnjë grup ende nuk ka marr përgjegjësinë për këto shpërthime, edhe pse grupe Sunite të ndërlidhura me Al-Kaidën në të shumtën e rasteve sulmojnë Shiitët.Martin Kobler, i Dërguari i Posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Irakun, para përfundimit të mandatit të tij ka paralajmëruar se dhuna në këtë vend po përshkallëzohet