Tapitë e legalizimeve, Basha: Bashkia do ua çojë në shtëpi atyre që kanë aplikuar
Pas procesit të hipotekimit, kreu i Bashkisë Lulzim Basha është angazhuar të përfundojë edhe procesin e legalizimit. Në një takim me banorë të Bregut të Lumit, z. Basha është zotuar se tapitë e legalizimit, atyre që kanë aplikuar do ua çojnë nëpër shtëpira. Kryebashkiaku Basha u ka kujtuar banorëve, se i vetmi kontribut i Edi Ramës për legalizimin kanë qenë fadromat që u çoi për t’u prishur shtëpitë.“Veçanërisht këtu në Breg të Lumit e mbaj mend fort mirë se çfarë qëndrimi ka mbajtur pala tjetër. Konkretisht, ish-kryetari mu këtu ka qenë e ka sjellë fadromat, ju e mbani mend shumë mirë. 11 vjet ka pas mundësi për ta ndihmuar procesin e legalizimit se ka bërë, 11 vjet ka pas mundësi me e mbyll procesin e hipotekimit, lejeve që i ka dhënë me firmën e tij, se ka bërë. Çdo tapi legalizimi për ata që kanë aplikuar për legalizim do t’ju sillet juve këtu, në vend që të shkoni ju tek zyrat, ky është zotimi im” – theksoi z. Basha.