Rama në Burrel: Legjenda e ujit s’do jetë më premtim fushatash në shekullin e 21’
Takimet në Qarkun e Dibrës, kryesocialisti Rama sëbashku me skuadrën e tij të kandidatëve për deputetë i ka përmbyllur në Burrel. Nga sheshi i këtij qyteti, kryesocialisti u shpreh i bindur se era e Rilindjes po sjell me vetë shumë njerëz nga jugu në veri, të gatshëm, sic tha ai për ndryshim. Duke premtuar furnizim me ujë për cdo shtëpi dhe vaditje të cdo tokë, Rama u shpreh se legjenda e ujit nuk do jetë më premtim fushatash në shekullin e 21’.

Rama ftoi më tej të gjithë ata që duan rilindje të mos rrinë duarkryq por të marrin me vete edhe një person tjetër për të votuar më 23 qershor numrin e çlirimit, 29.

“Do t’i japim mundësi familjeve të zakonshme të këtij vendi, që jetojnë me tokën, të mos nxjerrin vetëm mbijetesën por edhe mirëqenie. Ne jemi zotuar dhe me votën e 23 qershorit do ta ulim koston e prodhimit dhe do lehtësojmë cdo familje që shkon në pazar dhe i dridhet zemra nga cmimet e papërballueshme. Familjet që punojnë tokën do prodhojnë me kosto më të ulët se ne do heqim akcizën e naftës. Nuk jemi vetëm ne në këtë rrugëtim, jo vetëm autobusi jonë, është dhe një katragjysh me antiplumb, me 200 roje, snajperë e shumë autobusa që i shkojnë nga mbrapa për të mbushur sheshet që do ishin të zbrazura. Autobusat i mbush me robër, mësues, prindër që ju ul kokën. Në r3 qershor do clirohet njëherë e mirë cdo mësues, nëpunës dhe rrogëtar i këtij vendi, me votën tek numri i çlirimit. Ne do ti ulim taksat për 95% të shqiptarëve dhe nga ulja e tyre do përfitojë cdo shqiptar që merr deri në 1,5 milionë lekë të vjetra që në fund të vitit përfiton një rrogë më shumë, ky quhet taksim i ndershëm do vazhdojë më tutje me heqjen e taksave të biznesit të vogël në gjithë dyqanet e Shqipërisë. Dera e spitalit do hapet me respekt dhe pa lekë qoftë për ata që janë në punë, qoftë për ata që janë të papunë, qoftë për ata në fshat dhe qytet sepse për ne të gjithë qytetarët e Shqipërisë kanë të drejtë të shërbehen”, tha ai.
Rama në Bulqizë: Pas 23 qershorit do marrë fund skllavërimi i minatorëve
I ndodhur ne Bulqize, qytetin ku nga puna ne miniera kane humbur jeten me dhjetra minatore, kreu i PS, Edi Rama, premtoi nje qeveri qe do jete ne anen e punetoreve, per ti dhene fund skllaverimit te tyre. Pas 23 qershorit, Rama tha se do te marre fund shkelja e kontratave konçensionare qe synojne vetem grabitjen e nentokes shqiptare.
“Në katër vite unë do jem krah për krah me ju për ti dhënë fund grabitjes së kësaj pasuri kombëtare, për t’i dhënë fund shkeljeve të vazhdueshme në kontratave koncensiobnare në kurrizin tuaj” tha
Nga Bulqiza, Rama denoncoi edhe presionin qe po i behet qytetareve me ndihmen ekonomike.
“Ndihma ekonomike iu është vënë si lak në fyt qytetarëve. Ne do ti japim fund këtij turpi që nuk ka fjalë për tu përshkruar, kësaj loje të ndyrë. Askush nuk iu ofron punë jo se nuk duan të punojnë. Programi ynë i Rilindjes ndihmën ekonomike do ta shndërrojë nga lëmoshë për të mbajtur peng të varfërit, në një formë për punësimin e të gjithë atyre që duan punë”, tha ai.Ndërkohë në një bashkëbisedim me banorë të Klosit Rama premtoi përfundimin e rrugës së Arbrit.
“Përsa i takon gjërave që s’ka bërë, PD-ja e drejton gishtin tek ne. Madje unë rezultoj se kam bllokuar gjithë Shqipërinë, jo rrugën e Arbrit, gjëja më e vogël. Puna është se pse nuk e ka ndërtuar PD-ja, atë. Ajo që është bërë është sa për sy e faqe, sa për të shkatërruar mjedisin dhe unë ju them se ne do ta bëjmë rrugën e Arbrit. Dhe ne do bëjmë të gjitha rrugët, ndryshe nga këta. Kjo rrugë hyn tek projektet strategjike, që ne do ta çojmë përpara me shumë vullnet” deklaroi Rama.Vota e 23 qershorit për kryesocialistin është një votë për të vendosur qytetarët se në çfarë Shqipërie duan të jetojnë.
"Nuk duhet të vendosni a do fitojë Sala apo Edi por a do të vazhdojë rrrënimi apo do fillojë rilindja. Shqipëria duhet të vendose se kur ju bie sëmundja në shtëpi dhe kur janë të papunë, të gjithë ata që nuk kanë lekë të vendosin nëse do vazhdojnë me shërbim shëndetësor me lekë apo falas. Turp është ta themi në shekullin e 21 në vitin 2013 të vendosi a do vazhdojë pa ujë për të pirë e për të vaditur tokën, apo do cojë ujë në cdo rubinet e parcelë, a do ta lërë fshatin në rrënim apo do fillojë rilindjen duke rilindur fshatin. Do vendosi të vazhdojë të mbytet Shqipëria nga plehrat apo do bëhet vendi i bukur dhe i ndershëm që gjithë shqiptarët meritojnë”, tha ai më tej.Shefi i opozitës i është përgjigjur edhe shqetësimit të një banori lidhur me mungesën e një shkolle profesionale si dhe arsimtarëve të pa profilizuar.
“Kjo është pikërisht ajo temë që ka lidhje me votën dhe i jep përgjigje atij mikut. Një në dy nxënës është analfabet. Duke qënë votues, nënë dhe babë i një fëmije në tetëvjeçare, çfarë të duhet tesera e PD-së kur rrezikon ta kthesh fëmijën në analfabet? Sistemi ynë arsimor ka treguar që prodhon 57% analfabetizëm. Normalisht edhe në mendje duhet të të shkojë se ky është një rrëzik për fëmijët tim. Nga se vjen? Nga tre ligjet? Nga Edi Rama? Përgjegjësinë për këtë punë e ka marrë qeveria. Atëherë ti, me votën tënde, përse e ke marrë në punë? Sepse vota është që të marrësh shërbim. Ia jep atij që të shërben. Duke u nisur nga votimi thjesht me teserë, pasojat janë të pallogartishme. Shikoni ata të rinjtë aty. Janë këtu se mbarooi Champions Liga dhe presin të shkojnë të gjithë në universitet, ndërkohë që këtu s’ka teknikë të mesëm, s’ka kush të merret me peshkun, me naftë” tha më tej Kryesocialisti.Ne nisje te turit elektoral te kesaj te merkure Rama ishte ne Peshkopi, ku tha se e ne 23 qershor do hapet nje faqe e re per Shqipërinë, ku politika do t'i shohë qytetaret jo si zgjedhës, por si njerëz.Ne kete ditelindje te 22-të te Partise Socialiste, Rama mori dhurate nje çifteli ne te cilën ishte gdhendur emri i tij dhe i Partisë Socialiste.