Rritja e azilkërkuesve nga Shqipëria shqetëson Brukselin
Ndërsa trendi i kërkesave për azil nga Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia është në rënie, për Shqipërinë dhe Bosnje Hercegovinën kërkesat janë në rritje. Për Komisionin Europian janë shqetësuese raportimet nga vendet europiane që flasin për rritje të kërkesave për azil nga qytetarët shqiptarë. Sipas burimeve të Komisionit në një kohëKonkretisht për Shqipërinë shtesa e kërkesave për azil shkon në kuotën 74 përqind. Të lokalizuara si shtete "atraktive" për azilkërkuesit nga Shqipëria janë Gjermania, Suedia, Belgjika, Zvicra dhe Luksenburgu.Romët dhe ata që janë përfshirë në gjakmarrje përbëjnë numrin më madh të azilkërkuesve. Më shumë kërkesa ka në Gjarmani, Suedi, Belgjikë, Zvicër e Luksenburg, por dhe vende jashtë Schengenit.Kjo ka rikthyer shqetësimet e autoriteteve zyrtare në Tiranë se mos fluksi në rritje i atyre që thyejnë kushtet e regjimit të lëvizjes pa viza do të detyrojë Brukselin për masa të përkohshme ndëshkuese, duke rikthyer kushtet e udhëtimit për qytetarët vetëm pasi ata të jenë pajisur me viza nga zyrat konsullore të selive diplomatike të këtyre shteteve. Për ekspertët kjo situatë do të ketë ndikim të drejtëpërdrejtë dhe në procesin e integrimit europian të Shqipërisë.Shkaqet për rritjen e fluksit të azilantëve nga Shqipëria, sipas ekspertëve të integrimit, lidhen më shumë me problemet ekonomike. Në bazë të dokumenteve zyrtare bëhet fjalë për grupe të margjinalizuara, siç është konkretisht rasti i përfaqësuesve nga komuniteti rom.Qytetarët e Shqipërisë nisën të përfitojnë nga regjimi i lëvizjes pa viza në zonën Schengen të BE-së më 15 dhjetor të vitit 2010. Po në këtë periudhë përfituan nga ky regjim dhe shtetasit e Bosnje Hercegovinës, ndërkohë që një vit më parë lëvizja pa viza në zonën Schengen u aplikua nga Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi.