SHBA përballë kërcënimit të shkurtimeve automatike
Pavarësisht fjalëve për një bashkëpunim mes dekokratëve dhe republikanëve për një bashkëpunim ne kongres duket se një betejë e re politike ka filluar në Uashington, e cila mund të ketë pasoja serioze për ekonominë amerikane.Administrata demokrate dhe republikanët kanë dalë me qëndrime të kundërta për për të shmangur rritjen e taksave dhe shkurtime buxhetore në fillim të vitit 2013.Por analistët theksojnë se nëse nuk arrihet një zgjidhje ekonomia amerikane do të përfshihet nga një cikël i ri krize.Presidenti amerikan Barak Obama tha dje se është i gatshëm për të gjetur gjuhën e bashkëpunimit, duke i ftuar udhëheqësit e Kongresit dhe biznesit në Shtëpinë e Bardhë javën e ardhshme për diskutime mbi uljen e deficitit. Presidenti tha se është i hapur ndaj të gjitha ideve, por se nuk do të pranojë plane që bazohen vetëm tek shkurtimet buxhetore.Por republikanët thonë se rritja e taksave për të pasurit do të shoqërohej me shkurtime masive të vendeve të punës.Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve John Boehner tha se mbështet një farë rritje taksash në kuadër të një reforme të përgjithshme fiskale por ai kërkoi zgjatjen e afatit për të zgjidhur mospajtimet:Rritja e taksave dhe reduktimi i shpenzimeve për mbrojtjen dhe programet e brendshme hyjnë në fuqi më 1 janar, nëse Kongresi nuk del me një plan për të ulur borxhin prej 16 trilionë dollarësh.Paqartësia për krizën fiskale amerikane i ka tronditur javët e fundit tregjet financiare. Zyra e Kongresit për Buxhetin thotë se ndërthurja e shkurtimit të shpenzimeve me rritje taksash mund ta ulë në masën 50 për qind deficitin. Por mund të sjellë edhe recesion për ekonominë më të madhe të botës, duke shkurtuar miliona vende pune dhe duke kërcënuar rritjen ekonomike në vende të tjera.