KS diskuton punën e Tribunalit të Hagës

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të diskutojë të mërkurën për punën e Tribunalit të Hagës, përfshirë edhe bashkëpunimin e gjykatës me vendet e ish-Jugosllavisë.Raportet e rregullta gjashtëmujore do t’i dorëzojnë kryetari i Tribunalit, Theodor Meron, dhe kryeprokurori Serge Brammertz.Brammertz, në kuadër të përgatitjes së raportit, ka qënduar në fillim të majit në Serbi dhe ka vlerësuar se bashkëpunimi i saj është i mirë.