Përmbytjet në Europë, humbin jetën 19 persona
Dhjetëra mijë persona janë evakuuar nga përbytjet e lumit Elbë në Gjermaninë lindore, ndërsa përbytja krahasohet më atë të vitit 2002 që shkaktoi dëme të mëdha në vend.Rreth 23,000 perosna u larguan nga qyteti Magdeburg, ku niveli i lumit Elbë arriti në 7,48 metra. Të dhënat e Qendrës së Mbikqyrjes së Përmbytjeve, treguan se lumi u shtri në një sipërfaqe prej rreth 40 kilometrash, më e larta e regjistruar ndonjëherë në vend.Gjendja në Magdeburg ishte veçanërisht kritike, digat, pjesërisht të dobësuara u rënduan në këtë mënyrë edhe më tej për ditë me radhë, e disa u çanë..Presidenti Joachim Gauck udhëtoi të dielën në pjesë të landeve të Saksonisë dhe të Saksoni-Anhaltit në të cilat u evakuuan më shumë se 36,000 persona. Reth 8000 pjestarë të forcave të armatosura gjermane janë angazhuar të ndihmojnë qytetet që gjenden në situata të vështira.Kancelarja Merkel ka premtuar se zonat e prekura do të ndihmohen me 100 milionë euro, llogaritet se dëmet nga vërshimet në Gjermani mund të tejkalojnë gjashtë miliardë euro.Në Hungari, 1,200 njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre. Ndërkohë që 19 persona në Evropën Qendrore kanë humbur jetën nga përmbytjet javën e kaluar. Dhjetë viktima janë raportuar në Çeki dhe pesë në Austri.