Turqi, policia ndërhyn në sheshin Taksim, Erdogan takim me protestuesit
Qindra policë turq të forcave speciale kanë hyrë mëngjesin e sotëm në sheshin Taksim, duke hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë numrin e vogël të protestuesve, që janë vendosur aty në shenjë proteste ndaj planeve ndërtuese në park, njofton Reuters.
Të mbështetur nga automjete të blinduara, policia me helmeta të bardha kanë hyrë në shesh, por nuk janë shënuar përleshje në mes tyre dhe protestuesve.CNN citon një deklaratë të qeverisë turke e cila thekson se "nuk do të lejohen më demonstratat e paligjshme".Që nga 31 maji, kur policia ndërhyri për ta shpërndarë një protestë paqësore, Turqia është përfshirë nga protestat masive anti-qeveritare.Tre persona raportohet të kenë vdekur dhe 5 mijë të jenë plagosur gjatë protestave.Kryeministri Rexhp Tajip Erdpgan, ka thënë se protestat po organizohen nga "elemente ekstremiste" dhe i ka quajtur protestuesit "plaçkitës".Nga ana tjetër protestuesit thonë se Erdogan po e çon Turqinë drejt një shteti islamik, dhe sipas tyre, po u kufizohen të drejtat civile.Nesër Erdogan takon protestuesit
Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdoan, do të takohet nesër me organizatorët e protestave anti-qeveritare, për të dëgjuar mendimet e tyre.“Kryeministri u ka lënë një takim grupeve, që drejtojnë protestën. Ata do të informohen për faktet, ndërsa ai do të dëgjojë opinionin e tyre” ka theksuar zv/kryeministri turk, Bylenr Arinc.Çfarë nisi si një demonstrim paqësor, kundër planit për rizhvillimin e parkut Gejzi në Stamboll, mori përmasat e një revolte mbarëpopullore kundër qeverisë së drejtuar nga Erdoan.Protesta ka shënuar sot ditën e 12-të, ndërsa mijëra njerëz kanë zaptuar pjesën më të madhe të sheshit Taksim, në Stamboll.