Venezuelë, anullohet plani i tollonave
Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, bllokon planin për racionimin e disa ushqimeve bazë, në krahinën më të populluar të vendit, Zulia.Në bazë të kësaj skeme, do të kufizohej shitja e orizit, qumështit dhe sheqerit, midis të tjerave.Autoritetet kishin justifikuar vendosjen e tollonave me tentativën për të penguar kontrabandën e paligjshme të ushqimeve në Kolumbi.Megjithatë, problemi i vërtetë duket se qëndron në ekonominë e planifikuar venezueliane, e cila nuk po arrin të sigurojë për popullsinë disa prej të mirave materiale kryesore.Në një intervistë televizive, Maduro kritikoi planin e autoriteteve vendore, duke e konsideruar si “çmendur” kufizimin e shitjeve të 20 ushqimeve të ndryshme.Aktualisht, sheqeri, qumështi dhe letra higjenike janë të vështirë për t’u gjetur në Venezuelë.