Turqi, mijëra protestues mblidhen në sheshin Taksim
Mijëra protestues vazhdojnë të qëndrojnë sot në Sheshin Taksim të Stambollit, në ditën e njëmbëdhjetë të demonstratave kundër Recep Tayyip Erdogan.Kryeministri i Turqisë ka paralajmëruar të dielën se durimit të tij po i vjen fundi, ndërsa ka krahasuar këto trazira me përpjekjet ushtarake, para gjashtë vjetëve për ta rrëzuar atë.Erdogan tha se e ardhmja e tij në pushtet do të përcaktohet në kutitë e votimit, e jo në rrugët e Turqisë.Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë protestuesit anti-qeveritar nga sheshi i kryeqytetit turk Ankara, vetëm pak kilometra larg ku Erdogan iu drejtua qytetarëve të dielën.Tre persona janë vrarë dhe më se 5 mijë të tjerë janë plagosur që kur protestat nisën të marrin hov, në 78 qytete të Turqisë që u ndezën më 31 Maj, pas një ndërhyrje të dhunshme të policisë që t’i shpërndaj protestuesit që kundërshtonin planet e ndërtimit të një parku në hapësirën e gjelbërt të Stambollit, në Sheshin Taksim.