Venezuelë, arrestohen 9 politikanë kolumbianë, do kryenin komplot

Qeveria venezueliane ka arrestuar 9 kolumbianë, parlamentarë të krahut të djathtë, të cilët ishin duke thurur një komplot për të vrarë presidentin Nicolas Maduro.Ministri i Brendshëm, Miguel Rodriguez, tha se 9 personat ishin udhëzuar të shkonin në kryeqytetin e Venezuelës, Karakas, dhe të kryenin komplotin. Sipas tij, priten të tjera arrestime.Presidenti Maduro u zgjodh në prill, për të pasuar presidentin e ndjerë Hugo Chavez, i cili ndërroi jetë nga kanceri, pas 14 viteve në pushtet.Në maj, Maduro akuzoi politikanët kolumbianë, të udhëhequr nga ish-presidenti Alvaro Uribe, se po thurnin një komplot për ta vrarë atë.Uribe, një kritik i Hugo Chavez, hodhi poshtë akuzat dhe tha se do ta çonte presidentin Maduro në Komisionin Inter-Amerikan për të Drejtat e Njeriut, pas këtyre deklaratave.