SHBA: NSA do hetim për rrjedhjen e informacionit

Zyrtarë amerikanë të zbulimit thanë se Agjencia e Sigurisë Kombëtare ka kërkuar një hetim penal për rrjedhjen e informacionit sekret në lidhje me një program të fshehtë mbikqyrjeje të drejtuar nga agjencia.Shtrirja e hetimit të kërkuar nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare mbetet e paqartë, por një zëdhënës i Drejtorit të Zbulimit Kombëtar James Clapper tha "është paraqitur një raport me akuza për krim".Raporti kalon në Departamentin e Drejtësisë, i cili do të përcaktojë nëse do të ndërmerret një hetim. Prokurorët nuk pranojnë të gjitha kërkesat, por ata kanë sjellë para Presidentit Barack Obama një sërë hetimesh lidhur me rrjedhje informacioni të rëndësishëm.Zyrtarët amerikanë thanë se rrjedhjet e informacionit nga NSA ishin aq tronditëse saqë ata presin që Departamenti i Drejtësisë ta pranojë çështjen.