Masakra në Halabja, padi firmave franceze që ndihmuan Sadam Huseinin

Gati 25 vjet pasi ish-diktatorit irakian Sadam Husein kreu një sulm vdekjeprurës me gaz helmues në qytetin kurd Halabja, avokatët e të mbijetuarëve ka ngritur një padi në një gjykatë në Paris duke kërkuar për një hetim të firmave franceze që ndihmuan Sadamin të krijonte arsenalin e tij kimik.Sipas mediave ndërkombëtare 5 mijë kurdë të Irakut u vranë në sulmin e vitit 1988 në qytetin verior të Halabjës, një prej sulmeve më të rënda me gaz helmues të kryer ndonjëherë ndaj civilëve.Sulmi erdhi si pjesë e fushatës së Sadamit për të shtypur rebelimin kurd.Avokat që përfaqëson disa nga të mbijetuarit, Gavriel Marion, thotë se pala akuzuese ka identifikuar disa firma franceze që luajtën rol në mundësimin e Sadam Huseinit për të zhvilluar programin e armëve kimike.Ai thotë gjithashtu se ekipi i tij ka dokumente që vërtetojnë raste të ngjashme kundër firmave në katër vende të ndryshme.