Evropa nën ujë, mijëra persona të evakuuar nga përmbytjet
Përmbytjet vazhdojnë të mbajnë të izoluar Evropën. Autoritetet kanë evakuar banorët e një fshati në Hungari si masë paraprake kundër përmbytjeve përgjatë lumit Danub.Rreth 2 mijë njerëz u zhvendosën nga Gyorujfalu dhe ekipet e emergjencës ende vazhdojnë punën për masat mbrojtëse në zonë.Paqëndrueshmëria e një dige alarmoi autoritetet që menduan se një gjë e tillë mund të mbytë gjithë fshatin. Mijëra njerëz kanë punuar në manyrë vullnetare për të ngriturngrejnë barrirera dhe për të përforcuar argjinaturat.Disa qytete të vogla dhe fshatra janë bllokuar tashmë por nivelet e Danubit pritet që të arrijnë nivele alarmante dhe në Budapest. Banorët aty shprehen se ndjehen si nën rrethim, e meteorologët japin alarmin se niveli i Danubit mund të arrijë 9 m.Kryeministri Viktor Orban ka paralajmëruar se Hungaria po përballet me përmbytjet më të rënda në historinë e saj.
Situata është përkeqësuar dhe në Gjermani. Ndërsa përmbytjet udhëtojnë drejt veriut më shumë qytete e fshatra buzë lumit Elba përballen me situatën e vështiorë të përmbytjeve. Autoritetet gjermane kanë evakuuar banorët e fshatit të Aken për shkak të një dige në rrezik shembjeje në zonë.Situata e emergjencës vazhdon të mbizotërojë në Europën Qëndrore e nën ujë ndodhen sipërfaqe të mëdha në Austri, Sllovaki, Poloni dhe Republikën Çeke.