SHBA, diskutime për armatimin e rebelëve sirianë

Zyrtarët amerikanë kanë deklaruar se administrata Obama mund të vendosë këtë javë nëse do të armatosë rebelët e opozitës siriane.Ky vendim vjen pas shqetësimeve të SHBA-së se forcat pro-qeveritare të mbështetura nga Irani dhe milicia Hezbollah e Libanit mund të fitojnë epërsi në këtë konflikt.Një seri takimesh janë planifikuar për këtë javë në Shtëpinë e Bardhë mbi Sirinë ndërsa forcat e presidentit sirian Bashar al-Assad raportohet se po përgatiten për një sulm në qytetin strategjik të Homsit.Sekretari i Shtetit John Kerry shtyu një udhëtim të planifikuar për në Izrael dhe në tre vende të tjera të Lindjes së Mesme për të marrë pjesë në diskutime.