Shpërthim në Irak, 7 të vrarë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Qershor 2013, 12:09
Një automjet bombë ka shpërthyer pranë një postblloku policor afër Bagdatit duke vrarë disa njerëz dhe plagosur shumë të tjerë.Disa media raportuan se nga shpërthimi u vranë shtatë, ndërsa disa të tjera theksuan se u vranë gjashtë persona ndërsa 20 persona janë plagosur.Shpërthimi ndodhi jashtë një dege të departamentit të zbulimit të policisë në lagjen kryesisht shiite, Kadhimijah.Sipas raportimeve të paktën tre prej viktimave janë policë.Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin, edhe pse dhuna sektare mes sunive dhe shiitëve është në rritje.Maji ishte muaji më vdekjeprurës në Irak që nga viti 2008.