Talebanët sulmojnë aeroportin e Kabulit

Sulmohet aeroporti i kryeqytetit afgan, Kabul, ndërsa ende nuk dihet nëse ka viktima apo të plagosur nga sulmi.Sipas medieve të huaja, rebelët talebanë kanë sulmuar aeroportin, ndërsa sipas autoriteteve afgane ka edhe viktima.Një zyrtar i ministrisë së brendshme në Kabul tha se të paktën 3 talebanë janë vrarë nga të shtënat.Aeroporti i Kabulit shërben edhe si shtab i përgjithshëm i komandës së NATO-së në Afganistan, por sipas autoriteteve nuk ka viktima nga radhët e policisë apo civilëve.Zëdhënësi i talebanëve ka thënë për agjencisë AFP se shënjestër i tyre ishte Aleanca Veri-Atlantike, e jo pjesa civile e aeroportit.Policia ka raportuar se megjithatë 3 persona kanë hyrë në brendësi të perimetrit të aeroportit dhe se kanë shpërthyer një bombë.Aksioni për rikthimin e sigurisë në këtë aeroport, ende nuk ka mbaruar, dhe sipas mediave ndërkombëtare talebanët po vazhdojnë të qëllojnë në drejtim të godinës ushtarake të aeroportit.