Indi, shembet ndërtesa, frikë për të zhdukur

Një ndërtesë është shembur mbrëmjen e djeshme në qendër të Mumbai-t në Indi.Lajmi bëhet I ditur nga mediat ndërkombëtare të cilat theksojnë se pjesë të një ndërtese banimi 6-katëshe janë shembur duke plagosur të paktën 5 persona ndërsa ekipet e shpëtimit po vijojnë kërkimet për të gjetur të tjerë persona të mbetur nën rrënoja.Megjithatë të dhënat për viktimat nga shembja e ndërtesës janë kontraditore.Kryekomunari Sitaram Kunte tha për CNN se 1 person ndërroi jetë, 5 të tjerë ishin plagosur dhe të paktën 7 persona mund të kishin mbetur nën rrënoja. Ai tha se njëri krah i apartamentit të banimit u shemb në distriktin Mahim, në qendër të Mumbait.Zyrtarë të zjarrëfikësve thanë se vetëm 5 persona ishin plagosur dhe asnjë shifër zyrtare mbi njerëzit e mbetur nën rrënoja.