Përleshje në Bengazi, të paktën 25 të vrarë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Qershor 2013, 12:11
Përleshje të përgjakshme janë raportuar në qytetin lindor të Libisë, Bengazi.Përleshjet filluan kur protestuesit u mblodhën jashtë selisë Mburoja e Libisë të shtunën, duke kërkuar që milicia që operon me miratimin e Ministrisë së Mbrojtjes, të shpërbëhet.Përplasjet shpejt shpërthyen mes protestuesve dhe anëtarëve të milicisë.Ndërsa, luftimet u përkeqësuan, trupat qeveritare ndërhynë për të rivendosur rendin.Mjekët thanë se të paktën 25 persona janë vrarë dhe 80 janë plagosur pas disa orë luftimesh.Pakënaqësitë kundër milicisë së Libisë janë rritur në muajt e fundit.Analistët thonë se qeveria qendrore është shumë e dobët për të çarmatosur shumë nga ata, dhe në disa raste, mbështetet në milicinë për të ruajtur rendin.