FMN pranon gabimin me Greqinë
Greqia ka arritur progres të rëndësishëm në përshtatjen fiskale, por nevojiten më shumë reforma për rivendosjen e zhvillimit dhe uljen e papunësisë thekson raporti i Fondit Monetar Ndërkombëtar për vlerësimin e programit grek.FMN pranon se u bënë gabime në menaxhimin e programit dhe bën autokritikë për "operime të gabuara", duke pranuar se i nënvleftësoi së shumti pasojat që do të kishin për ekonominë greke recetat e Fondit.Raporti bën bilancin edhe të programit të parë nga 2010 deri në 2012, ku pranohen vlerësimet e gabuara nga ana e FMN, që ndikuan në një recesion më të thellë nga sa pritej, si dhe në rritjen e madhe të papunësisë.Gjithashtu, FMN ngarkon me përgjegjësi partnerët europianë për vonesat që u bënë sa i përket marrjes së vendimeve në nivel qeverish.FMN përgëzon qeverinë greke për gjithë sa janë arritur në kuadër të marrëveshjs për kredinë, kërkon "korrektesë" për zbatimin e plotë të pikave të dakoduara, shpreh kundërshtimin ndaj uljes së taksave në fazën aktuale dhe përsërit se çdo rilaksim për masat, do të duhet të presë konfirmimin e përshtatjes fiskale.Prodhimi i brendshëm bruto i Greqisë në vitin 2012 ishte 17% më e ulët se në vitin 2009, por FMN-në në planin e saj fillestar parashikonte një rënie 5.5%.Shkalla e papunësisë në vitin 2012 ishte 25%, ndërsa programi i masave parashikonte një shkallë papunësie prej 15%.