Premtimet për pronat, ish-pronarët skeptike: Nuk zgjidhet në një mandat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Qershor 2013, 17:43
Deklaratat e partive politike për zgjidhjen e çështjes së pronave janë vetëm premtime elektorale. Numri dy i agjencisë së kthimit dhe kompesimit të pronave shpjegon se deklaratat e forcave politike po e nxjerrin në pah këtë problem, por gjithsesi do të duhen shumë vite që ky problem të zgjidhet.Toro shpjegon se në shtator pritet që të vijë një grup ekspertësh nga Komisioni Europian për të krijuar një bazë ligjore për pronat.Në të njëjtën linjë qëndron edhe kreu i shoqatës Pronësi me Drejtësi, Myrshit Vorpsi, i cili deklaron se çështja e pronave nuk zgjidhet brenda një viti pasi janë një sërë problematikash.Zgjidhja e çështjes së pronave është një kërkesë e rëndësishme e Bashkimit Europian për integrimin e Shqipërisë.