Sfidat për zbatimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi

E arritur në Bruksel më 19 prill, marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duhet të pres edhe ratifikimin në Kuvendin e Kosovës për të filluar zbatimin e plotë të saj.Para fillimit të zbatimit të saj në terren, për Qeverinë e Kosovës mbetet fillimisht sfidë arritja e konsensusit të përgjithshëm politik në Kuvendin e Kosovës për ratifikimin e marrëveshjes, e cila kërkon dy të tretat e votave të deputetëve.Vetëm Lëvizja Vetëvendosje ka shprehur që në fillim kundërshtimin e saj, ndërkohë, edhe shqiptarët në veri nuk shprehen të kënaqur me marrëveshjen.Marrëveshja që u cilësua historike, në të njëjtën kohë edhe u kundërshtua nga subjekte të ndryshme në Kosovë dhe në Serbi.Nga ana tjetër, serbët e veriut vazhdojnë të jenë konsistentë në kundërshtimin e tyre për këtë marrëveshje, sikur edhe për planin e zbatimit, për harmonizimin e të cilin, krerët e dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Qeverisë së Serbisë është dashur të ulen sërish në tavolinën e bisedimeve para shefes se diplomacisë evropiane Catherine Ashton.Ndërkohë grupet  punuese nga Kosova dhe Serbia janë  në Bruksel për një raund të ri negociatash, ku një nga temat do të jetë edhe çështja e ndryshimeve ligjore që implikon zbatimi i marrëveshjes së 19 prillit.